Festivali që thekson bizneset e gjelbra të Kosovës

Ekonomi

Festivali që thekson bizneset e gjelbra të Kosovës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:35
Festivali i Gjelbër

Edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër do të mbahet nga data 19 deri më 21 shtator në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Festivali i Gjelbër i kushtohet biznesit të gjelbër në Kosovë që mbulon energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe efiçiencën e energjisë.

Sipas organizatorëve, ky festival synon të promovojë rritjen e tregjeve të biznesit të gjelbër të Kosovës, rritjen e vendeve të punës, të avokojë për përmirësimet e nevojshme politike, ligjore dhe rregullative, që nevojiten për rritjen e biznesit të gjelbër, të shtojë vetëdijen e publikut për dobitë e përdorimit të praktikave dhe teknologjive të gjelbra dhe për mënyrën sesi qytetarët mund ta mbështesin qëndrueshmërinë e mjedisit.

“Festivali do të ofrojë platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjensitë qeveritare, dhe të gjithë aktorët relevantë të energjisë së gjelbër. Kjo ngjarje tre ditore do të organizohet për grupet e bizneseve që operojnë në sektorët e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe riciklimit. 23 kompanitë vendore që do të prezantojnë produktet e tyre gjatë festivalit janë: Ëeicker, Elen, ElektroStublla, Enrad, Europa Company D.O.O, Fiberglass Kosova, Gemix, Get, Green Steam, Izolimi Plast, Jaha Solar, Jasin, Muqa, OSA Termosistem, Thesari, Relux, Tiki, Dragaj Group, Mega Term, Bau Energy, BTP Holding, KIMERK dhe BONEVET. Pjesë e tij do të jenë edhe forumet e gjelbra. Ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë nga institucionet me renome botërore siç janë IRENA, SolarPoëer Europe, AEG, DNV dhe “Cradle to Cradle”, do të prezantojnë trendet e fundit dhe të ardhshme të industrisë në riciklim, energji solare, dhe efiçiencë të energjisë, duke theksuar rëndësinë e energjisë së gjelbër. Aktivitete të tjera interesante dhe argëtuese me tematikë të “gjelbër”, që do të inkurajojnë publikun, do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”. Festivali i Gjelbër organizohet nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe mbështetet nga ProCredit Bank Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat