Pak gra në pozitat udhëheqëse të ndërmarrjeve publike

Ekonomi

Pak gra në pozitat udhëheqëse të ndërmarrjeve publike

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:25
"Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura" nga Instituti GAP

Nga 159 anëtarë të bordeve në ndërmarrje publike, vetëm 15 përqind janë gra.

Kështu është thënë me rastin e prezantimit të analizës "Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura" nga Instituti GAP.

Jeton Mehmeti nga ky Institut , ka thënë se pavarësisht se situata e arsimimit të gruas në Kosovë është përmirësuar, ka një numër shumë të ulët të grave të punësuara ndërsa 95 përqind e pozitave drejtuese në ndërmarrjet publike janë burra.

Ai ka theksuar se vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata dhe Gjykata Kushtetuese kryesohen nga gratë. "

Vet përbërja e paneleve intervistuese tregon se rezultati nuk ka mundur të jetë ndryshe. Në 31 ndërmarrje publike që kemi analizuar nga 159 anëtarë vetëm 24 prej tyre janë gra. Vetëm 5 borde kryesohen nga gratë. Ne kemi identifikuar 5 mijë pozita në ndërmarrje publike ku 85 përqind nga pozitat menaxheriale janë burra, ndërsa gratë përfaqësohen shumë pak. Jemi shumë larg nga ajo që aplikohet në Bashkimin Evropian dhe nga ajo që kërkon BE e që është një kuotë prej 40 përqind për pjesëmarrjen gjinore në ndërmarrjet publike.

 I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku në fjalën e tij ka thënë se përfaqëson fuqishëm barazinë gjinore ndërsa ka theksuar se dje kanë nënshkruar një kornizë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike ku do të ketë parasysh pjesëmarrjen e grave në ndërmarrjet publike.

E për këtë ai ka ftuar edhe organizatat përkatëse të japin kontributin e tyre që të arrihet një kuotë prej 30-40 përqind të grave. "Do të sigurohem që kjo të jetë në ligjin e ri. Në Ministrinë që e drejtoj unë, 60 përqind do të jenë gra", ka thënë  Lluka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat