Përdorimi i euros, BQE paralajmëron Ballkanin

Ekonomi

Përdorimi i euros, BQE paralajmëron Ballkanin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:53
Benoit Coeure

Banka Qendrore Europiane paralajmëron Ballkanin nga përdorimi i shtuar i euros.

BQE-ja e përshkruan një fenomen të tillë si sfidë serioze ndaj politikave rajonale sepse mund të prekë linjën monetare të veprimit e ta vendosë ekonominë në rrezik për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit. 

Benoit Coeure, anëtar bordi i BQE-së, thotë: “Një përdorim i lartë i monedhës së huaj ka edhe dizavantazhe serioze. Euroizimi që nuk ndodh në rrugë zyrtare i nxjerr gjithashtu pengesa përcjelljes së politikave monetare dhe mund të kufizojë hapësirën e përgjithshme për manovra të karakterit monetar”. 

Në këndvështrimin e Coeure, si ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe kompanitë, papritur mund të mos jenë më të afta t’i përgjigjen shkëmbimeve me monedhën e huaj, çka krijon dhe risk kreditimi për bankat. 

Euro përdoret gjerësisht sot në mjaft vende jashtë Bashkimit Europian, duke u kthyer në monedhën kryesore për zona të tilla si territoret franceze jashtë kufijve të Guadalupes, Guajanës Franceze, Martinikës në Karaibe, ishujt portugeze të Azoreve, ato Kanarie në Spanjë etj. 

Në Ballkan, Kosova dhe Mali i Zi e përdorin praktikisht si monedhë të brendshme, edhe pse nuk kanë marrëveshje me BE-në. Kjo për shkak se kanë ruajtur praktikën e vjetër të përdorimit të markës gjermane, monedha e mëparshme “de facto” në këto zona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat