Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurt, rrezik për jetën e konsumatorëve

Ekonomi

Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurt, rrezik për jetën e konsumatorëve

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Zinxhiri i hallkave për të patur një mish të sigurt në vendin tonë nuk funksionon. Eksperti i sigurisë ushqimore Dritan Laçi, shprehet se ekzistojnë shumë probleme të cilat vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. 

Shqetësimet llojnë që nga matrikullimi dhe identikimi i kafshëve.

“Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të patur cilësi të mirë të mishit. Më pas ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet”.

Një tjetër shqetësim për të është mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve. Shpesh herë, sipas tij, ato hidhen nëpër lumenj, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për qytetarët.

“Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj. duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nisjen e kontrolleve në çdo thertore, duke paralajmëruar mbylljen e tyre që nuk plotësojnë standardet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat