Hasani dhe Apostolova diskutojnë për programin e IPA-s

Ekonomi

Hasani dhe Apostolova diskutojnë për programin e IPA-s

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, me bashkëpunëtorë, ku u diskutua për zbatimin e projekteve në kuadër të programit të IPA-s.

Ministri Hasani falënderoi Apostolova për përkrahje te vazhdueshme për institucionet e Kosovës.

Çështje tjetër që u diskutuan ishin mundësia dhe forma e aplikimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për MSA-në, kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s.  

 Hasani për të gjitha këto e siguroi Apostolovan se do të veprojë në koordinim të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë.

 Apostolova theksoi rëndësinë e përmbushjes se obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale dhe përkushtimin e MTI-së dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi.

Në fund, ministri Hasani tha se posa te emërohet Koordinatori Nacional nga Zyra e Kryeministrit do te fillojmë përgatitjet për dokumentin “Plani shumëvjeçar”, i cili përmban katër komponentë: tregti, investime, lëvizshmëri dhe agjendë digjitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat