Banka Botërore do të mbështesë projektet e reja në Kosovë

Ekonomi

Banka Botërore do të mbështesë projektet e reja në Kosovë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:24
Ramush Haradinaj në takim me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok, sidomos në fushën e ambientit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat