Lajm i mirë, konfirmon FMN: Pagat do të rriten

Ekonomi

Lajm i mirë, konfirmon FMN: Pagat do të rriten

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 10:47
Ministri i Financave, Bedri Hamza takim me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës do të jetë mbi 2 milardë.

Pas takimit, ministri Hamza nuk ka përmend përqindje se sa do t’iu rritet pagat por tha se nuk bënë vetëm të marrin duhet edhe të japin.

Hazma ka qenë i pa qartë kur është pyetur për skemat sociale dhe për pagesat e veteranëve të luftës. Sipas tij, fondet janë siguruar, mirëpo pret nga ministrat e linjës dhe komisioni që të bëjë kategorizimin e tyre.

Hamza: I kemi siguruar fondet për veteran

“Sa i përket çështjes së pagesave për kategoritë e dala nga lufta, ligji bazik e rregullon këtë çështje...Është neni 16 a pika 2, ku kërkon që me bërë rikategorizimin e veteranëve të luftës, mirëpo një pikë më poshtë e të njëjtit nen thotë se dersa të kryhet kategorizimi i kësaj pjese vazhdohet në respektimin e ligjit bazik ..Prandaj ne jemi në momentin ku mundet me na pëlqye apo mos me na përlyere një ligj përderisa është në fuqi duhet ta respektojmë. Unë besoj, ministria e linjës, komisioni përkatës do ta kryen pjesën e vet të punës dhe do ta përmbyll ketë proces. Përndryshe ne kemi arrit që t’i sigurojmë mjetet e nevojshme për me zbatuar ligjin aktual që është në fuqi dhe e rregullon këtë çështje pa e ndryshuar lartësinë e deficitit primar dhe gjithmonë duke e ruajt neutralitetin që ne me ligj e kemi të kufizuar që gjatë rishikimit sa i përket pjesës  rishikimit në aspektin të hyrat dhe të dalat buxheti duhet të jetë neutral. Kemi vepruar në ketë mënyrë dhe ne e kemi proceduar dhe i kemi siguruar fonde të mjaftueshme që deri në fund të vitit 2017-të të realizohen këto pagesa në momentin kur na bëhet buxheti pa pengesa. Sa i përket vitit të ardhshme ne jemi të obliguar që buxhetin ta bëjmë mbi bazën e ligjeve aktuale në fuqi, nëse kryet dhe unë besoj që kryhet edhe është kërkesë ligjore edhe besoj që këtë do ta marrin në konsideratë në momentin kur të kryhet ne do të shohim se cila do të kursimet nga rikategorizimi”, tha Hazma.

Ndërsa tek çështja e rritjes së pagave të sektori publik, Hamza ka bërë të çart që rritja të reflektojë në rritje të produktivitetit. E po ashtu ka thënë se projektet kaliptale, ndërtimi i rrugëve për Pejë e Mitrovicë, do të bëhen në momentin kur përfundojnë projektet ekzistuese.

Hamza: Pagat nuk duhet me marrë por duhet edhe me dhënë

“Rritja e pagave dëshiroj me bërë të qartë që duhet të reflektoj edhe në rritjen e produktivitetit, rritjen e disiplinës edhe ngritjen e kapaciteteve. Nuk mjafton veç me kërkua rritje të pagave, nuk mjafton veç me marrë por duhet me dhënë.... Ne brenda hapësirës ekzistuese në moment kur të përfundohen projektet ekzistuese ne do t’i shtojmë projektet e reja që janë prioritet i Qeverisë”, tha Hamza.

Përfaqësuesi i misionit të FMN-së, Ndërsa Jacques Miniane ka thënë se sa i përket shpenzimeve, e këto nuk do ta rrezikojnë buxhetin e shtetit dhe pavarësisht rritjes së këtyre shpenzimeve, FMN beson se deficiti i buxhetit do të qëndrojë ashtu siç ka qenë në buxhetin origjinal.

Ai tha se është i sigurt se vitin e ardhshëm, alokimi i buxhetit do të reflektojë mbi numrin e veteranëve të luftës dhe pensionistëve dhe përkundër alokimeve, FMN beson se këto mund të vendosen brenda rregullit fiskal. Gjithashtu, ai theksoi se njëra ndër parimet për të cilat FMN-ja dhe autoritetet kosovarë ranë dakord është kontrolli i shpenzimeve aktuale, duke shtuar se prioriteti i  FMN-së është për të ruajtur ndarjen e buxhetit për shpenzimet prioritare në fusha siç janë arsimimi, energjia dhe investimet infrastrukturore. Ai tha se rritja ekonomike e menjëhershme e cila më pas do të qëndrojë e ngrirë nuk është e mirë për një shtet.

Miniane: Ne parashohim rritje ekonomike 3-4 %

“Ajo çka është ideale, është që pagat të rriten rregullisht, por të arsyeshme dhe të qëndrueshme për tendencat ekonomike dhe kjo është synimi i rregullave reale të pagave që u miratuan në program. Në lidhje me pyetjen tuaj mbi rritjen ekonomike, ne kemi rishikuar rritjen reale të PBB-së nga rreth 3 dhe gjysmë deri në 4 për qind, për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm“, tha Miniane.

Kur u pyet se pse misioni i  FMN-së ka dështuar, ai tha se sa i përket kësaj çështje, ai duhet të përmirësojë një perceptim të gabuar, duke thënë se programi i FMN-së nuk dështoi.

**********************

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur vizitën e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite është konfirmuar se Kosova ka një stabilitet financiar.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë e mire në tre mujorin fundit. Si FMN i kanë rritur parashikimet për rritje ekomomik për ketë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. “Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë”, tha ai.

Miniane ka thënë se fokus i tyre ka qenë që me buxhetin e vitit 2018, të respektohet rregulla fiskale. Sipas tij, ekonomia e Kosovës është me kapacitet të kufizuar financuese, kurse buxheti duhet të bazohet në të hyra të besueshme tatimor dhe jotatimore.

“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një shpërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”, ka thënë Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane.

Sipas tij, shpenzimi për autostradën “Arbën Xhaferi” do të krijojnë hapësira të reja për projektet e reja kapitale.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë euro. “Do të ketë investime në infrastrukturën hekurudhore si dhe në projekte të tjera të cilat do të kenë financime të sigurt”, tha ai.

Hamza tha se do të diskutohen edhe disa çështje në Uashington me FMN-në.

Kurse, Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se e kanë informuar FMN për gjendjen e sektorit bankar i cili është sektor stabil.

“Kreditë dhe depozitat janë rritur edhe kreditë jopërformuse kanë rënie, aktualisht janë 3.9 për qind. Norma e interesit për kredi ka shënuar ulje, por në të ardhmen presim të të kemi rënie më të madhe që të kemi edhe zhvillim ekonomik”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat