VV takon një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ekonomi

VV takon një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 20:12
Deputetët Mytaher Haskuka dhe Shqipe Pantina takim me FMN

Deputetët Mytaher Haskuka dhe Shqipe Pantina, si dhe drejtuesi i Komitetit për Politika financiare nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Besnik Bislimi; kanë pritur në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përbërje të Jacques Miniane, Stephanie Eble dhe Ruud Vermeulen.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për Ligjn për buxhetin dhe për politikat fiskale në përgjithësi. Përfaqësuesit e FMN shprehën interesimin e tyre për qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për buxhetin, duke shprehur njëkohësisht shqetësimin e tyre për vijat buxhetore për paga dhe për meditje.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shprehen nga ana e tyre shqetësimin e tyre në lidhje me procesin e miratimit të Ligjit për buxhetin që është miratuar viteve të fundit me shmangje të rregullores së Kuvendit, pa debat të mirëfilltë; veçmas gjatë shqyrtimit të amandamenteve pas leximit të parë. Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqiti po ashtu shqetësimet e saj lidhur me mënyrën e ndarjes së investimeve kapitale midis komunave, e cila thellon pabarazitë dhe mbetet në funksion të ndikimeve zgjedhore.

Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar falenderoj Lëvizjes VETËVENDOSJE! për bashkëpunimin dhe për qëndrimet profesionale, duke mbetur të përkushtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat