Ministri Hasani viziton bizneset në Viti, zotohet për përkrahje të prodhimit vendor

Ekonomi

Ministri Hasani viziton bizneset në Viti, zotohet për përkrahje të prodhimit vendor

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:37
Ministri Hasani

Ministri Hasani vizitoi fabrikën e striopolit "DakaTherm" në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë, si dhe fabrikën e metaleve elektrike "Elektro Stublla".

Pas këtyre vizitave, ministri Hasani tha se do të jenë në përkrahje të të gjithë atyre që e duan punën.

Hasani: Ky është një shembull që duhet të marrin edhe shumë të tjerë

"Shfrytëzuam rastin ta vizitojmë firmë "Daka Therm" dhe më të vërtetë u motivuam, një prodhim mjaft modern ku ka të punësuar mbi 30 punëtorë. Por, pres shumë shpejt që të funksionalizohet vija e re që do t’i punësojë prapë edhe 30 punëtorë dhe mendoj që ajo është edhe agjenda jonë qeveritare dhe ne si Ministri e Tregtisë do të thotë investim në prodhim vendor. Ky është një shembull që duhet të marrin edhe shumë të tjerë. Besoj që e pamë që edhe më herët jemi duke i bërë të gjitha përpjekjet që prodhimet vendore t’i fuqizojmë dhe do të jemi përkrah gjithnjë të atyre që e donë punën", tha ai.

Gjatë ditës ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Bajram Hasani, ka marrë pjesë edhe në fillimin e punimeve për Zonën Ekonomike në Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat