Limaj: Stimulimi i prodhuesve vendor, prioriteti ynë

Ekonomi

Limaj: Stimulimi i prodhuesve vendor, prioriteti ynë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:59
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit.

Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë. 

“Ka probleme të cilat janë të zgjidhshme, por duhet një interesim më i shtuar. Informatat që i mora sot janë shumë të vlefshme dhe ato do t’i përcjellë në Qeveri. Ne kemi thënë se prioriteti jonë është stimulimi i prodhuesve vendor, mbështetja për prodhuesit vendor dhe Qeveria do të jetë partner i fuqishëm në inkurajimin dhe mbështetjen e gjithë atyre burrave dhe grave që kanë marrë përsipër zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si parakusht për të hapur vende të reja të punës”, tha Limaj.

Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të  zgjidhen një nga një.

Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat