ATK vazhdon trajnimet për luftimin e ekonomisë joformale

Ekonomi

ATK vazhdon trajnimet për luftimin e ekonomisë joformale

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:41
Trajnimi

Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka qenë tema e trajnimit dy ditorë në të cilin pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht bën përpjekje në luftimin e ekonomisë joformale, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara.

Sipas një komunikate të ATK-së, ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve të parapara më planin strategjik dhe planet tjera operative të Administratës Tatimore.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim vlerësimin e ekonomisë joformale në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat