Haradinaj: Do ta kthej Trepçën në këmbët e veta

Ekonomi

Haradinaj: Do ta kthej Trepçën në këmbët e veta

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:56
Haradinaj priti në takim përfaqësues të Sindikatës së Trepçës

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha sot se është i interesuar që ta gjallërojë Trepçën dhe ta kthejë në këmbë të veta, pasi ajo është interes kombëtar.

Ai gjatë një takimi me përfaqësues të Sindikatës së pavarur të Trepçës, tha se gjatë vizitës së fundit në Trepçë i kishte identifikuar temat veç e veç, dhe se zotimet që ua ka dhënë atje, është duke i trajtuar në vazhdimësi dhe do të vihen në veprim së shpejti.

“Do ta ruaj vëmendjen për Trepçën, sepse e di rëndësinë e saj për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Sindikalistët i shprehen kryeministrit Haradinaj mirënjohjen e tyre dhe të të gjithë minatorëve që u është përgjigj gjithmonë pozitivisht kërkesave të minatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat