Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë edhe një mundësi për biznesin

Ekonomi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë edhe një mundësi për biznesin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:53
Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë pritur sot në një takim nga ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë Besim Beqaj.

OAK e kryesuar nga kryetari i Bordit Skënder Krasniqi në takim me Beqajn kanë diskutuar për disa çështje shumë të rëndësishme, ndër të cilat ishin: mbështetja e ideve të reja inovative dhe teknologjisë informative me qëllim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit, rritja e punësimit të të rinjve, zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës, krijimi i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.

Ministri Beqaj premtoi se do të bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar një klimë më të mirë të të bërit biznes në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat