Bie çmimi i veturave në Kosovë

Ekonomi

Bie çmimi i veturave në Kosovë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 23:44
ilustrim

Blerja e një veture në Kosovë është më e lirë këtë vit sesa vitin e kaluar, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të titulluar: “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, të përpiluar nga ASK, çmimi i veturave në Kosovë ka pësuar rënie në shtatorin e këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Blerja e makinave ka pësuar rënie prej 1.7 për qind në kosto, raporton Insajderi.

Ndërkaq, në vitin 2017 kanë pësuar ngritje çmimet e bukës, energjisë elektrike dhe pemëve.

Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga ASK me titull “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, thekson se çmimi i bukës në Kosovës është rritur me një (1) për qind, krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimit ka pasur edhe energjia elektrike. Tarifa e rrymës në Kosovë është rritur drastikisht për 27 për qind, krahasuar nga shtatori i vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat