Hamza-Wollter diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Suedi

Ekonomi

Hamza-Wollter diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Suedi

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 12:20
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Anders Wollter, i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi Wollter për kontributin e tij dhe të shtetit suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë, i cili do t’i hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar për plotësimin e detyrimeve të saja sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me SIDA-n,  në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave, dhe falënderoi shtetin suedez për ndihmën dhe asistencën e saj që Kosova të ketë një regjistër të saktë të pronave.

Ndërsa, Anders Wollter  i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit  ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e kahershme për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat