Abrashi: Zhvillimi ekonomik, fokusi i qeverisjes sime

Ekonomi

Abrashi: Zhvillimi ekonomik, fokusi i qeverisjes sime

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 13:22
Mustafa, Kelmendi, Abrashi

Në të gjitha qendrat e ETC-së në Kosovë, sot zyrtarisht ka filluar java e produkteve vendore me qëllim të afrimit të konsumatorëve me produktet vendore dhe ngritjen e prodhuesve vendor.

Hapja zyrtare e Javës së Produkteve Vendore është bërë në objektin e ETC në Fushë Kosovë, ku pronari i pronari i kompanisë ELKOS dhe ETC, Ramiz Kelmendi tha se ELKOS Grup dhe ETC, ka bërë traditë tashmë mbështetjen e prodhimeve vendore, duke organizuar këto evente.

Kelmendi: Mungon marketingu publik

“Të iu mundësojmë prodhimeve vendore kontaktin vizuel duke qenë të pozicionuara dhe prezantuar si është më së miri dhe duke mundësuar depotizimin direkt me konsumatorin e fundit në mënyrë që të shfrytëzohet potenciale konsumues i qytetarit në funksion të konsumit të prodhimeve vendore.. ELKOS Grup dhe ETC qarkullon prodhime vendore diku 80 milionë nga gjithsejtë qarkullimi vjetor që e kemi diku 380 milionë, pra sa herë që kemi organizuar këso evente, konsumi dhe qarkullimi i produkteve vendore në objektet tona është rrit së paku për 10 përqind, kjo tregon se përkundër që ju nxjerrni prodhime të bollshme, mungon marketingu publik“, tha ai.

Sipas tij, prodhuesit sot ballafaqohen me legjislacion diskriminues në raport me prodhimet e rajonit por po shpresojmë që kërkesat e këtyre afaristëve të mbështetet në të ardhmen.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i LDK-së, Isa Mustafa në hapjen zyrtare të javës së prodhuesve, tha se përveç njerëz të guximshëm nevojitet pushtet qendror dhe lokal që e vlerëson biznesin.

Mustafa: Të kemi mentalitetin e ekonomisë së tregut

“Ne duhet mentalitetin tonë ta ndryshojmë, mentaliteti jonë duhet të jetë mentalitet real i ekonomisë së tregut, të krijojmë kushte më të volitshme për këtë ekonomi të tregut“, ka Mustafa.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi tha se Prishtinë është ai gjeneratori i zhvillimit ekonomik, ku është vendos fokusi i tyre.

Abrashi: Zhvillimi ekonomik, fokusi i qeverisjes sime

“Zhvillimin ekonomik e kemi paraparë në disa faza ta zhvillojmë në Prishtinë, me qëllim themelor që në katër vite të sjellim investime publike, investime përmes huamarrje dhe investime private në vlerë prej 1.5 miliard euro në katër vitet e ardhshme, e di që është shumë e madhe por është e arritshme. Ne synojmë që 3-4 qind milionë investime publike, t’i kemi zonat ekonomike që tentojmë t’i ndërtojmë afër Prishtinës me disa qindra milion dhe investimet private që do të vinë me një numër të madh të rrugëve publike që kemi plan t’i ndërtojmë“, tha ai.

Ai përmendi që kanë në plan ta themelojnë edhe Fondin e punësimit në mbështetje të ndërmarrësve. Prodhuesit vendor kanë vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Elkos dhe ETC për ngritjen dhe promovimin e produkteve vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat