ASK: Prodhimet bujqësore shënojnë rritje 1.13 për qind

Ekonomi

ASK: Prodhimet bujqësore shënojnë rritje 1.13 për qind

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:05
ilustrim

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rritje prej 1.13%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 1.33%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.99%.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në prodhimet bimore dhe blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat