Hamza takon Erbenovan, flasin për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit mikrofinanciar

Ekonomi

Hamza takon Erbenovan, flasin për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit mikrofinanciar

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:55
Takimi Hamza-Erbenova

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, kanë pritur sot në takim drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi Michaela Erbenova për procesin e buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Ministri, Hamza theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar përveç në mbrojtjen e stabilitetit është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, ai është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve zhvillimore me institucionet tjera financiare ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.

Ndërsa, Drejtoresha e Konstituencës së FMN-së për Kosovën, Michaela Erbenova e vlerësoi lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat