131 oferta për 101 asete në vlerë mbi 4 milionë euro

Ekonomi

131 oferta për 101 asete në vlerë mbi 4 milionë euro

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 37 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 101 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 131 oferta, dhe vlera e  tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 milionë e 884 e 29 euro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat