Pagat rriten në sektorin publik, Ministria e Financave ka një lajm edhe për atë privat - Bota Sot
Pagat rriten në sektorin publik, Ministria e Financave ka një lajm edhe për atë privat

Ekonomi

E premte, 15 dhjetor 2017

Pagat rriten në sektorin publik, Ministria e Financave ka një lajm edhe për atë privat

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:01
Monedha euro

Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave është deklaruar lidhur me rritjen e pagave në sektorin publik.

Ai ka bërë të ditur se me këtë përfitojnë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pa dallime.

Në anën tjetër Rafuna ka treguar se me këtë, nuk është harruar as sektori privat, duke njoftuar se të gjithë prodhuesit do të lirohen nga tatimet në sigurimin e lëndës së parë.

Rafuna në Rrokum ka thënë gjithashtu se me rritjen e pagave do të përfitojnë edhe deputetët.

“Kjo sepse ligji i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, vetëm nëse deputetët heqin dorë në mënyrë vullnetare nga kjo rritje e pagave”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test