BB prezanton Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Ekonomi

BB prezanton Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 07:13
BB

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon konferencën, ku do të prezantohet Raporti i Rregullt Ekonomik më i ri për Ballkanin Perëndimor.

Raporti për Kosovën dhe shtetet tjera të rajonit do të prezantohet nga drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder. E pranishme në konferencë do të jetë edhe drejtoresha për Strategji dhe Operacione e Grupit të Bankës Botërore për Rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, Mariam Sherman.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat