Rritja ekonomike e Kosovës, rezultat i politikave fiskale

Ekonomi

Rritja ekonomike e Kosovës, rezultat i politikave fiskale

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Ekspertët e Bankës Botërore në Kosovë kanë bërë prezantimin e ekonomisë së Kosovës, sipas së cilëve, ka shënuar rritje nga viti paraparak.

Sipas të dhënave të tyre të fundit, këtë vit norma e rritjes ekonomike në vend do të arrijë në 4.4 përqind, që është më e lartë se vitin paraprak që ishte 3.4 përqind.

Në krahasimin e hartës së Ballkanit Perëndimor,  me rritje ekonomike të vendeve të tjera shihet që trendi vazhdon qe në Kosova ka performuar më mirë se sa vendet tjera.  

Sipas ekspertit të ekonomisë, Muhamet Mustafa, kjo rritje ka ardhur nga efektet pozitive të masave në politikat ekonomike, veçmas fiskale.

Mustafa thotë se parashikimi i rritjes për vitin e ardhshëm midis tjerash edhe për shkak të jo stabilitetit politik dhe shumë rrjedhave që mund të diskurajojnë investitorët dhe bizneset.

Image
Muhamet Mustafa

“Në fakt ata sivjet prognozojnë një rritje ekonomike prej 4.4.% e cila është rritja më madhe në disa vitet e fundit. Mendoj se kjo rritje ka ardhë nga  efektet pozitive të masave në politikat ekonomike, veçmas fiskale, por edhe në disa sektorë të tjerë e që u pasqyruan edhe në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e optimizmit ekonomik dhe pritjet pozitive nga qeveria të cilës fatkeqësisht ju shpreh mosbesim. Në vitin e ardhshëm ekspertët e bankës botërore parashikojnë një rritje 3.8 apo 3.6. dhe kjo vjen midis të tjerash edhe përshkak të jo stabilitetit politik dhe shumë rrejdhave që mund të diskurajojnë investitorët dhe bizneset”, pohon Mustafa.

Ai shprehet se është herët të vlerësohet puna e Qeverisë në fushën ekonomike, mirëpo brengosëse është stabiliteti buxhetor që mund të vihet në pyetje nëse vazhdohet me këtë ritëm.

“Është herët të vlerësohet puna e Qeverisë qoftë për të mirë, qoftë për të keq. Deri tash mund të flitet se pozitive është se Ministri i Financave dhe qeveria po do të zbatojnë masat fiskale nga Pakoja 1 dhe 2 që u aprovuan këtë pranverë.  Me është dukur vendim i mirë edhe ai i Ministrit të Tregtisë për mbrojtjen e miellit vendor me taksen 10 cent. Ajo që brengos në këtë moment është stabiliteti buxhetor që mund të vihet në pyetje nëse vazhdohet me këtë ritëm të shpërndarjes së parave”, përfundon Mustafa për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat