Lluka: TC “Kosova e re” nisë së ndërtuari më 2019

Ekonomi

Lluka: TC “Kosova e re” nisë së ndërtuari më 2019

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:55
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

(E plotësuar) - Ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim, tarifat e larta si dhe mungesa e konkurrencës në tregun e energjetik, janë ndër barrierat më të mëdha që po iu shkaktohen bizneseve në Kosovë.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë se çështja e energjisë është në top dhjetë barrierat për bizneset, dhe kostoja është përreth 14 përqind më e shtrenjtë se në shtet tjera.

Gërxhaliu: Kostoja e energjisë është e pa përballueshme për bizneset

“I kemi dhënë vetës të drejtë që të bëjmë një hulumtim sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definitivisht të gjeturat janë ato, që Kosovën dëmtojnë në dy aspekte, në aspektin intern është një sfidë e cila vërtet furnizimi me energji elektrike, ose mos furnizimi me energji elektrike ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në koston e prodhimeve dhe shërbimeve ‘Made in Kosova’. Ajo çka është më interesante se është e pa mundur të mendohet për konkurrueshmëri, sepse një kosto e tillë vërtet është e pa përballuar”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ndër të tjera ka thënë se shqetësuese mbetet mos ndërtimi i kapacitete reja për prodhimtari energjetike.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë në vazhdimësi ka qenë kritikues për sektorin e energjisë dhe kualitetin e saj.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar për përmirësimin e sektorit të energjisë, ku kanë bërë një strategji dhjetë vjeçare që pritet të aprovohet së shpejti në Qeveri.

Ai ka thënë se janë duke punuar për finalizimin e kontratës për TC Kosova e re, sepse kjo çështje është tej zgjatur mjaft. 

Lluka: Në vitin 2019 fillon së ndërtuar Kosova e re

“Në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate në fund të vitit, atëherë fillon procesi i tenderimit dhe besoi që brenda vitit 2018 përfundon çdo gjë, duke përfshirë marrëveshjen financiare dhe në fillim të vitit 2019 duhet të filloi ndërtimi, me shpresë që të përfundoi deri ën fund të vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023 dhe në atë moment të shuhet Kosova A”, ka thënë ministri Lluka.

Po ashtu Llula ka deklaruar se e kanë në plan edhe integrimin e fushës së energjisë me rajon. Ministri i MZHE-së po ashtu ka përmend se kanë probleme me Serbinë për shfrytëzimin e Transmisionit me Shqipërinë.

Ilir Rexhepi nga GIZ- i gjerman ka thënë me këtë rast se furnizimi, çmimi i energjisë çdo herë janë evidentuar si barrierë për bizneset. Ai ka kërkuar pako me tarifa stimuluese për bizneset.

Rexhepi: Duhet pako me tarifa stimuluese, nxitëse dhe të favorshme për prodhuesit

“Ne mendojmë se ky problem mund të ketë zgjidhje të përhershme nëse trajtohet me një qasje shumë dimensioanle dhe mbështetur nga të gjitha palët e interesit. Mendojmë se akterët kryesorë në sektorin e energjisë në Kosovë duhet të hartoi masa dhe pako me tarifa stimuluese, nxitëse të cilat janë të favorshme dhe të dedikuara për prodhuesit kosovarë”, shtoi Rexhepi.

Faton Thaçi zëvendës ministër në MTI ka thënë se rryma është një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe prodhimtarinë.  Sipas tij, që nga pas lufta mungesa e energjisë elektrike ka qenë pengesë për bizneset, po ashtu çmimi i lartë i energjisë, mungesa e tregut konkurrues të energjisë elektrike.

Kostoja e lartë e energjisë elektrike, barrierë për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ organizuan forumin e biznesit “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë se çështja e energjisë është në top dhjetë barrierat për bizneset.

“Një kosto e tillë është e pa përballuar dhe ajo çka është më shqetësuese ndikimi negativ në prodhimtari. Është një dëshmi se flitet shumë për zhvillim. ekonomik, por ne realitet është e kundërta. Po ashtu shqetësuese mbetet mos ndërtimi i kapacitete reja për prodhimtari energjetike, ndërsa ka mbetur vetëm në letër që nga viti 2002 për ndërtimin e kapaciteteve të reja”, shtoi Gërxhaliu.

Ilir Rexhepi nga GIZ- i gjerman ka thënë me këtë rast se furnizimi, çmimi i energjisë çdo herë janë evidentuar si barrierë për bizneset.

 “Andaj, ky problem do të ketë zgjidhje të përhershme nëse ka interes gjithëpërfshirës institucional”, ka thënë Rexhepi.

Për këtë ai ka thënë se duhet me pasur tarifa nxitëse të energjisë për kompanitë prodhuese. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë në vazhdimësi ka qenë kritikues për sektorin e energjisë dhe kualitetin e saj. Këto kushte duhet ndryshuar sepse rreth 300 milionë euro humbje.

“Jemi të përkushtuar për përmirësimin e saj, ku kemi bërë një strategji dhjetë vjeçare që pritet të aprovohet së shpejti në Qeveri. Po ashtu kemi në plan edhe integrimin e këtij sektori me rajon. Që nga pas lufta kemi importuar energji rreth 550 milionë euro. Në pjesë e humbjeve duhet targetarur më mirë, ngase mbi 30 përqind janë të faturuar që bëjnë pjesë edhe energjia e shpenzuar në veri në vlerë prej 10 milionë euro. Duhet të rregullohet tregu tarifor. Në vendet e BE tarifat për biznese janë përgjysmuar, janë zbritë, ndërsa në Kosovë bizneset paguajnë më shtrenjtë se shtëpitë ose amvisëritë”, tha ai.

Ai ka thënë se janë duke punuar për finalizimin e kontratës për TC Kosova e re, sepse kjo çështje është tejzgjatur mjaft.

 “Brenda vitit 2019 do të nisë ndërtimi i Kosova re dhe të përfundoi në vitin 2022-23 dhe kështu të zgjidhen problemet për furnizim të energjisë”, tha Lluka.

Lluka ka thënë se kanë probleme me Serbinë për shfrytëzimin e Transmisionit me Shqipërinë. Faton Thaçi zëvendës ministër në MTI ka thënë se rryma është një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe prodhimtarinë.

 “Që nga pas lufta mungesa e energjisë elektrike ka qenë pengesë për bizneset, po ashtu çmimi i lartë i energjisë, mungesa e tregut konkurrues të energjisë elektrike”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat