Gashi: Procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent

Ekonomi

Gashi: Procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Shefja e BE-së thekson rolin që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast, zv. kryeministri Gashi siguron shefen e BE-së në Kosovë  se ky proces do të ketë transparencë maksimale.

“Jemi të vetëdijshëm se investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje,  mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tone, ju siguroj Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat