AKP shtyn shitjen e disa asteve - Bota Sot
AKP shtyn shitjen e disa asteve

Ekonomi

E premte, 15 dhjetor 2017

AKP shtyn shitjen e disa asteve

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:46
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësia nr 06, NSH Pasuria Bujqësore toka në Sojevë, Njësia nr 75 NSh toka bujqësore Prishtinë III, Njësia nr.80 NSh Ratar Tokë Bujqësore Matiçan III.

Këto asete ishin tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 38, që do të mbahet me datë 6 dhjetor 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 06.12.2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test