Luksemburgu do të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën - Bota Sot
Luksemburgu do të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi

E hënë, 18 dhjetor 2017

Luksemburgu do të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti i Luksemburgut, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Hamza e njoftoi shefen e Ambasadës së Luksemburgut Dostert për të arriturat gjatë këtij tremujori, për planet dhe strategjitë për vitin 2018, për Buxhetin e vitit 2018, si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, Dostert shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministri dhe ambasadorja diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve, gjë që dëshmon për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy shteteve tona, në raporte diplomatike, motivim të investimeve në dy shtetet, shkëmbimin e përvojave për dy administrata tatimore. 

Po ashtu u bë e ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti në Luksemburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test