Kosova nënshkruan marrëveshjeve me vlerë 7.45 milionë euro me KfW-në - Bota Sot
Kosova nënshkruan marrëveshjeve me vlerë 7.45 milionë euro me KfW-në

Ekonomi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Kosova nënshkruan marrëveshjeve me vlerë 7.45 milionë euro me KfW-në

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 06:01
Ministria e Financave

Ministria e Financave ka bere te ditur se do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. 

Marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). 

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore. 

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test