OAK: Akciza e naftës në Kosovë, më e larta në rajon

Ekonomi

OAK: Akciza e naftës në Kosovë, më e larta në rajon

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Oda Afariste e Kosovës

(E plotësuar) - Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku u diskutuan temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdoruesit e naftës si dhe për akcizën.

Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, ka thënë se OAK do të jetë një avokat dhe zë i fuqishëm për operatorët ekonomikë të naftës dhe këtij sektori për rregullimin e kësaj fushe që ky sektor të jetë më i besueshëm te konsumatori.

Mulaj: Sektori i naftës duhet të ketë më shumë besim te konsumatori

“Jemi këtu për të gjetur zgjidhje se si të tejkalohen problemet që e ngarkojnë sektorin e naftës. Në vendet e botës sektori i naftës është aset kryesor dhe tragjike i një vendi, do të doja që edhe në Kosovë të ishte, por do të doja që ky sektor të kishte më shumë besim te konsumatori. E di që nuk është për fajin e këtij biznesi që mungon ky besim, por faji diku ekziston diçka më shumë te institucionet e diçka më pak të bizneset. Po ju premtoj se do të jem avokat i së drejtës së sektorit të naftës dhe Oda e Afarizmit do të jetë një zë i fuqishëm për këtë sektor me qëllim që të jetë ky sektor me interes për shtetin”, ka thënë Mulaj.

Sherif Sherifi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se për cilësinë e naftës është kompetent Dogana e Kosovës me trupat e saj në kufi, ndërsa, brenda për brenda territorit të Kosovës, kompetencë ekskluzive është e inspektoratit të tregut ta bëjë kontrollin e cilësisë së naftës dy herë në vit tek subjektet ekonomike.

Sherifi: Për kontrollin e cilësisë së derivateve në kufi, është kompetencë e Doganës

“Nëse flasim për cilësinë  derivateve të naftës, brenda për brenda territorit të Kosovës, kompetencë ekskluzive është e inspektoratit të tregut ta bëjë kontrollin e cilësisë së naftës. Në bazë të planit të monitorimit, dy herë në vit ka kontrolle të rregullta tek subjektet ekonomike, ndërsa të tjerat varësisht nga kërkesat nga opinioni publik për ndonjë të metë nëse ka te derivatet. Ndërsa, trupat e vlerësimit të konfirmitetit rregullohen në bazë të udhëzimit administrative, që për momentin më këtë Udhëzim janë bartur kompetencat te Dogana e Kosovës, e cila është e thirrur ta bëjë organizmin së bashku me trupat e konfirmitetit për cilësinë e naftës e cila hyn në kufi”, ka thënë Sherifi.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, ka thënë se në mungesë të një vullneti ende ka probleme dhe barriera për zhvillimin e veprimtarinë e tregut të naftës, mirëpo tha se janë të interesuar që të bëjnë zgjidhje në mënyrë ligjore efikase për një ekonomi të tregut për një barazi dhe zhvillim real. Ai ka thënë se asnjë subjekt të mos ngarkohet padrejtësisht.

Sipas tij, informaliteti do të zhduket dhe do të bëhet një treg dhe ekonomi e lirë, duke vijuar në rrugën e Bashkimit Evropian.

Gashi: Investitorëve t’ju krijohen kushte të barabarta

“Ligji të jetë ligj i cili respekton parimet e ekonomisë së tregut dhe në të njëjtën kohë ju hap mundësi të gjithë investitorëve që të jenë të barabartë dhe krijohet një barazi jo imponuese por për një zhvillim real… Kontributi shpesh herë ndaj arkës së shtetit është vendosur në kurrizin e ‘disave’…”,ka thënë Gashi.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se të gjithë janë të interesuar për një treg liberal, mirëpo kjo nuk po arrihet shkak i mungesës së ligjit, i cili nuk po arrin të miratohet në Kuvend. Ai ka thënë se sa i përket ndotjes së ambientit ka thënë se ky sektor nuk është dëmtues i ambientit.

Berjani: Përgëzoi deputetët që nuk po e bëjnë një ligj që sjell korrupsion

“Ligji i naftës prej vitit 2011 shkon në kuvend dhe hiqet prej kuvendit, përshëndes të gjithë deputetë që nuk e kanë lejuar një ligj të centralizuar dhe të korruptuar të kalon… Neni 5.6, ky është pse nuk kalon ligji, pse ligji u refuzuar qe shtatë herë. Andaj, duhet të hiqen prej tregut të punë mbi 40 kompani. Kërkesa e shoqatës së naftëtarëve ka qenë që të gjithë të kenë të drejtën të punojnë dhe mos të hiqen prej tregut. Kur e them këtë e them me përgjegjësi të plotë, sepse ndoshta dikujt I konvenon që ky nen të hiqet, por deri më tani deputetët nuk e kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë në qoftë se donë një treg të hapur, liberal të jenë të gjithë të barabartë”, ka thënë Berjani. 

Ndërsa, kryetari i OAK Skënder Krasniqi,  ka thënë se akciza e naftës në Kosovë është dukshëm më lartë se ajo në vendet e rajonit, e cila po ndikon në çmimin e lartë të derivateve në Kosovë.  Ai mori shembull se shumë qytetarë kosovarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët. Krasniqi po ashtu ka kërkuar sqarime si është e rregulluar ligjërisht çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë.

Krasniqi: Çmimi i naftës  më i lartë në Kosovë se në rajon

“Akciza në Kosovë është 280-300 euro për ton, ndërkohë Maqedonia ka 95 euro për ton, në Shqipëri 105 dollarë, atëherë mbi çfarë baze është rritur kjo akcizë dhe a është duke dëmtuar shumë biznesin në këtë drejtim , duke marrë parasysh se mijëra qytetarë shkojnë në Maqedoni, sepse një mbushje e naftës së paku 15 euro është më lirë dhe a është kah e dëmton biznesin kosovarë duke ulë kërkesën këtu?”, ka pyetur Krasniqi. 

Sherif Sherifi nga MTI ka thënë se me ligj nuk është e paraparë distanca e pompave për pikat e tyre të shitjes së derivateve.

Naftëtarët u shprehën se shteti dhe qytetarët po i konsiderojnë si biznese të kriminalizuara, mirëpo  thanë se operojnë ndershëm dhe janë mbushës të buxhetit të shtetit.

Besnik Sadiku nga Hib Petrol, ka thënë se të gjitha dyshimet për krim në sektorin e naftës janë rezultuar se nuk qëndrojnë me kontrollet që janë bërë nga MTI.

Sadiku: Mos na shikoni si kriminele dhe matrapaz

 “Mjaft më me na shikuar si kriminelë ose si matrapazë. Ne jemi ata që mbushim më së shumti buxhetin e shtetit me para, ndërsa ne shikohemi si kriminale të shtetit…”, ka thënë Sadiku.

Tahir Zogaj nga “Al petrol” ka thënë se duhet sa më parë të hiqet TVSH-ja në kufi për naftëtarët, sepse nuk e ka asnjë shtetet tjetër.

Në fund OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

OAK do të jetë një zë i fuqishëm për operatorët ekonomikë të naftës

Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku u diskutuan temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdoruesit e naftës.

Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, ka thënë se OAK do të jetë një avokat dhe zë i fuqishëm për operatorët ekonomikë të naftës dhe këtij sektori për rregullimin e kësaj fushe që ky sektor të jetë më i besueshëm te konsumatori.

Sherif Sherifi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se për cilësinë e naftës është kompetent Dogana e Kosovës me trupat e saj në kufi.

Zëvendës ministri i Financave, Hyzer Gashi, ka thënë se në mungesë të një vullneti ende ka probleme dhe barriera për zhvillimin e veprimtarinë e tregut të naftës, mirëpo tha se janë të interesuar që të bëjnë zgjidhje në mënyrë ligjore efikase për një ekonomi të tregut për një barazi dhe zhvillim real.

Sipas tij, me pakon fiskale për obligimet dhe lirimet nga shteti deri në mars do të ketë impaktin te të gjitha bizneset. Ai ka thënë se asnjë subjekt të mos ngarkohet padrejtësisht. Sipas tij, informaliteti do të zhduket dhe do të bëhet një treg dhe ekonomi e lirë, duke vijuar në rrugën e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se të gjithë janë të interesuar për një treg liberal, mirëpo kjo nuk po arrihet shkak i mungesës së ligjit, i cili nuk po arrin të miratohet në kuvend.

Ai ka thënë se sa i përket ndotjes së ambientit ka thënë se ky sektor nuk është dëmtues i ambientit.

Kryetari i OAK Skënder Krasniqi ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë sqarime përse çmimet mbesin më të larta të derivateve në Kosovë në krahasim me rajonin dhe po ashtu kërkoi të di si është e rregulluar çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë.

Ai mori shembull se shumë qytetarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët.

Naftëtarët u shprehën se shteti dhe qytetarët po i konsiderojnë si biznese të kriminalizuara, mirëpo ta thanë se operojnë ndershëm dhe janë mbushës të buxhetit të shtetit.

Besnik Sadiku nga Hib Petrol, ka thënë se të gjitha dyshimet për krim në sektorin e naftës janë rezultuar se nuk qëndrojnë me kontrollet që janë bërë nga MTI.

Në fund OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Oda Afarizmit të Kosovës mban tryezën “Tregu i naftës në Kosovë” (Drejtpërdrejt)

Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Prandaj Oda Afariste e Kosovës, organizon tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdoruesit e naftës.

Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, që fokus të punës së tyre e kanë tregun e naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat