ATK deri tash inkasoi 381.9 milionë euro të hyra - Bota Sot
ATK deri tash inkasoi 381.9 milionë euro të hyra

Ekonomi

E shtunë, 21 korrik 2018

ATK deri tash inkasoi 381.9 milionë euro të hyra

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:19
Pamje nga konferenca për media

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar të arriturat që e kanë përcjell periudhën janar-nëntor të këtij viti, ku u tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar.

Temat kryesore të kësaj konference ishin vlerësimet e raporteve ndërkombëtare nga FMN,UNDP dhe Komisioni Evropian, të hyrat janar – nëntor 2017, shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve, monitorimi i Lojërave të Fatit, masat disiplinore ndaj stafit të ATK-së, fiskalizimi i bizneseve, marrëveshjet e bashkëpunimit, etj.

Imeri para mediave tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, ku deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 381.9 milionë euro ose 91% e planit për këtë vit. 

Sipas një komunikate të ATK-së, rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

“Ndër të tjera, u prezantuan edhe vlerësimet e raporteve ndërkombëtare, si ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, UNDP-së dhe Komisioni Evropian, të cilat kanë vlerësuar se ATK po shënon progres të vazhdueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe operative. Po ashtu, me theks të veçantë u fol  për raportin e fundit të UNDP-së, rreth perceptimit të qytetareve për nivelin e korrupsionit në institucionet publike, në të cilin raport ATK nga 32.5%  ka shënuar rënie të perceptimit të korrupsionit në 17.4%. U prezantuan edhe rezultate nga parandalimi dhe luftimi  i ekonomisë jo-formale, të cilat njëkohësisht janë vlerësuar edhe në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian”, thuhet në komunikatë.

Mediat u njoftuan edhe me aktiviteteve e lojërave te fatit, ku për periudhën raportuese janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 1.3 milion euro, për të gjitha subjektet e lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre e kanë zhvilluar duke mos e respektuar ligjin përkatës.

Drejtori në përmbyllje të konferencës, tha se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test