Haradinaj: Kosova është ambient i favorshëm për biznes

Ekonomi

Haradinaj: Kosova është ambient i favorshëm për biznes

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:57
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria që ai drejton është duke punuar në plotësimin e legjislacionit, i cili do të ndihmojë krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm potencialë dhe të rrisë zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve, MUS?AD, të prirë nga kryetari për Ballkan, Bilalk Kara.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj i njoftoi biznesmenët për agjendën e qeverisë në përgjithësi, dhe në veçanti fokusin në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte.

“Kosova ka shume arsye për të investuar në të, resurset natyrore, taksat e ulëta, numri i madh i të rinjve të motivuar dhe energjik për punë, si dhe përkrahja e madhe institucionale ndaj bizneseve”, tha shefi i ekzekutivit.

Ai potencoi angazhimin maksimal të Qeverisë në fuqizimin e sektorit privat dhe e mirëpriti interesimin e industrialistëve dhe biznesmenëve nga MUSAID, për mundësinë e investimeve në Kosovë, duke thënë se Kosova është ambient i favorshëm për zhvillim të biznesit.

Ndërkaq, Bilalk Kara, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shoqatës që drejton për mundësinë e investimit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat