Sakso bank: Euroja do të shënojë rënie në paritet me dollarin, bitkoini do të shënojë kolaps

Ekonomi

Sakso bank: Euroja do të shënojë rënie në paritet me dollarin, bitkoini do të shënojë kolaps

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:29
ilustrim

Fed do ta humbë pavarësinë, euroja do të shënojë rënie të barabartë me dollarin, bitkoini do të përjetojë kolaps, ndërsa “Tencent” do ta arrijë “Epëll”, parasheh grupi Sakso bank për vitin 2018 në parashikimin e vet tradicional vjetor.

Sakso bank me dhjetë parashikime provokuese shkaktoi ankth, ndërkaq janë intriguese me parashikimet në vijim: Uoll strit në vitin 2018 do të përjetojë rënie njëditore 25-përqindëshe (matur sipas indeksit të SiP 500), me ç’rast Sakso bank tashmë caktoi se kjo do të jetë të hënën, e cila, gjithsesi, do të quhet edhe e hëna e zezë, si ajo e 19 tetorit 1987.

Siç theksohet në parashikim, dramatike do të jetë tregtimi me bitkoini. Pritet se do të arrijë deri 60.000 dollarë, me çka kapitalizimi i tij tregtar do të paraqesë marramendje prej mijëra miliarda dollarëve, pas çka do të pasojë dështimi, ndërsa Kina dhe  Rusia (së paku pjesërisht) do ta ndalojnë bitkoinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat