Në bankat e Kosovës janë kryer 12.3 milionë transaksione në ATM

Ekonomi

Në bankat e Kosovës janë kryer 12.3 milionë transaksione në ATM

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Sipas raportit vjetor të Bankë Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë vitit 2016, vëllimi vjetor i transaksioneve të instrumentëve elektronik të pagesave në bankat komerciale të Kosovës janë kryer 2.9 milionë transaksione me e-banking, 6.81 milionë pagesa në POS dhe 12.3 milionë tërheqje në ATM.

“Numri i pagesave të kryera përmes shërbimit e-banking arriti në 2.9 milionë transaksione që krahasuar me vitin paraprak paraqet rritje për 26.1 për qind, ndërsa vlera e tyre arriti në 6.7 miliardë euro, me rritje vjetore prej 16.7 për qind. Viti 2016 po ashtu u karakterizua me një tendencë në rritje të përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave. Numri i pagesave në POS terminale është rritur për 24.5 për qind, ndërsa vlera e tyre ka shënuar rënie për 16.8 për qind. Po ashtu edhe tërheqjet në ATM terminale u karakterizuan me rritje. Numri i tërheqjeve në ATM gjatë vitit 2016 është rritur për rreth 17.9 për qind, ndërsa vlera e tërheqjeve është rritur për 32.5 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Ndërsa, vlera vjetore e tyre është 6.7 miliardë euro transaksione në e-banking, 252.2 milionë euro pagesa në POS dhe 1.62 miliardë euro tërheqje në ATM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat