Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal

Ekonomi

Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:45
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, pas përmbylljes së mbledhjes së Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, ku është biseduar, ndër tjerash, edhe për energjinë e ripërtërirë.

Ministri Lluka tha se Kosova do ta përmbushë edhe këtë kriter të kërkuar.

“Është diskutuar edhe për transmisionin, të cilin po e pengon Serbia. Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia, e cila edhe nuk mori pjesë sot në këtë takim”, ka thënë ministri Lluka.

Janez Kopac nga Sekretariati i Komunitetit për Energji, ka thënë se ky ishte një takim i veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë. Ai shtoi se Kosova qe gati para një viti është në përpjekje për ta zbatuar pakon e energjisë.

Duke folur rreth mos pjesëmarrjes së Serbisë në këtë takim, Kopac tha se kanë qenë në dijeni se pala serbe nuk do të marrë pjesë, që shkaktoi mungesë të kuorumit, por gjë e cila sipas tij, nuk paraqet problem për votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat