KIE kërkon dinamizëm të procedurave nga ministritë e linjës

Ekonomi

KIE kërkon dinamizëm të procedurave nga ministritë e linjës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:47
Mbledhja e KIE

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), në një prononcim për media  ka mirëpritur vullnetin dhe dinamikën e punës në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) dhe njëherit ka bërë thirrje që institucionet e vendit dhe ministritë relevantë të bashkëpunojnë ngushtë me KKZHE pasi që ky është një forum me rëndësi të veçantë për sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.   

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE  përfaqësues i investitorëve Evropian në Kosovë  është shprehur se “KKZHE tashmë ka një qasje shumë praktike në trajtimin e temave të ekonomisë dhe se kjo qasje dhe ky vullnet besoj që do të japin rezultate pozitive pasi që edhe Ministritë relevante e në veçanëti Ministria e Financave kanë shprehur vullnetin dhe interesin e tyre pozitiv që çështjet e ngritura nga sektori privat të trajtohen me një urgjencë më të madhe”.      

 Për më shumë Balija ka theksuar se qasja praktike është pikërishtë ajo që i ka munguar këtij këshilli deri më tani dhe se bizneset kanë pritur shumë për të parë rezultate konkrete nga temat e ngritura dhe shpesh herë në fakt problemet nuk janë zgjedhur me vite, prandaj bizneset dhe investitorët  janë gjithnjë në presion të kohës dhe se koha është kosto, prandaj secila vones dhe secila zvaritje e temave dhe mospërfundimi i tyre në afatin kohor e dobëson Kosovën karshi konkurrences rajonale.  Balija ka deklaruar se Kosovës i nevoitet një “përkushtim kolektiv” nga të gjithë akterët dhe palët e interesit për ta ngritur dhe avancuar Republikën e Kosovës në aspektin ekonomik.   

Këshilli i Investitorëve Evropian është anëtarë me të drejta të plota në KKZHE dhe ofton bashkëpunim me KKZHE për të krijuar një ambient sa më të mirë të të bërit biznes sipas praktikave më të mira Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat