Lushaku: Në 2017, shumë pak ngjarje që lidhen me zhvillimin ekonomik

Ekonomi

Lushaku: Në 2017, shumë pak ngjarje që lidhen me zhvillimin ekonomik

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Jehona Lushaku

Analistja politike, Jehona Lushaku, duke komentuar zhvillimet kryesore që karakterizuan vitin 2017, ka thënë se zgjedhjet qendrore dhe lokale zënë vendin më të rëndësishëm.

“Padyshim që zgjedhjet, dy palë zgjedhjet, janë zhvillimet kryesore për shkak se është kërkuar legjitimiteti i popullit, për të rikonfirmuar përfaqësimin politik në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal”.

“Ka pasur zhvillime të tjera që kanë pas bazë në politikë e që kanë qenë po ashtu shumë të rëndësishme si çështja e Demarkacionit, kritereve të liberalizimit të vizave”.

“Ka pasur zhvillime sa i përket partive politike, demokratizimit të brendshëm, konfliktet partiake, konflikte sa i përket vizionit të përgjithshëm që kanë pas të bëj me Demarkacionin dhe integrimet evropiane sepse këto dy çështje janë të lidhura”.

Por sipas Lushakut që ishte e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, përpos zhvillimeve dhe ngjarjeve në skenën politike, nuk ka pasur ngjarje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe mirëqenien e përgjithshme.

“Kemi pasur shumë pak ngjarje që janë lidhur me zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe shumë fenomene të tjera që do të duhej të kishin qenë zhvillime aktuale gjatë gjithë vitit dhe do të mund të përmendim suksese në këto fusha por nuk kemi pasur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat