OAK kundërshton kërkesat për rritjen e pagës minimale

Ekonomi

OAK kundërshton kërkesat për rritjen e pagës minimale

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:37
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkesat e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) për rritjen e pagës minimale në Kosovë nga 170 euro të rritet në 250 euro, është e pa bazuar në ekonominë e tregut, por mbi të gjitha do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e informalitetit dhe largimit të biznesit nga Kosova.

Sipas OAK-ut, Shuma e kërkuar nga KES është mbi mesataren e vendeve të rajonit edhe pse ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më të zhvilluara.

“Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje qeverisë së vendit që t’i shtoj përpjekjet për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, sidomos në drejtim të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe përqëndrimit të energjive në përmirësimin e infrastrukturës për biznese. Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah vendimet që ka ndërmarrë qeveria e vendit në drejtim të përmirësimit të politikave fiskale, por vlerëson se këto vendime janë shumë larg nevojave që i ka biznesi dhe mbetemi me shpresë që reformat do të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdueshme në drejtim të zhvillimit të biznesit.

Sipas OAK, Vetëm rritja e punësimit përmes iniciativës private, mund ta përballojë më lehtë shportën e konsumatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat