Ministrja: Makinat e vjetra nuk regjistrohen më në Kosovë

Ekonomi

Ministrja: Makinat e vjetra nuk regjistrohen më në Kosovë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:47
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka njoftuar për një vendim të shtyrë nga ajo lidhur me ndalesën e regjistrimit të makinave të vjetra.

Reshitaj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se nga muaji janar i këtij viti, makinat më të vjetra se 10 vite nuk mund të regjistrohen në Kosovë.

“Ministria e Tregtisë ka filluar hapa konkretë, ndër to edhe fuqizimi i një vendimi që është marrë, që prej janarit 2018, të mos regjistrohen makinat më të vjetra se 10 vite në Kosovë”, tha Reshitaj.

Këtë deklaratë ajo e bëri si paneliste në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që u transmetua në ‘Jeta në Kosovë’.

Në këtë emision, që këtë javë i kushtohet mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës ishin edhe ekspertë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat