Nëse nuk e publikon kontratën për Autostradë, MZHE-në e pret padia

Ekonomi

Nëse nuk e publikon kontratën për Autostradë, MZHE-në e pret padia

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:53
Valdrin Lluka

Pas më shumë se pesë vjetësh qëkur është shitur kompania për distribucion dhe furnizim të energjisë elektrike, për qytetarët kurrë nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Qeveria vazhdon t’i fshehë këto dokumente ku tregohet se çfarë u shit e çfarë do të ndërtohet nga kontrata me investitorin Limak – Çalik.

Megjithatë, Gjykata Themelore përmes një aktvendimi, e obligon Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që brenda afatit prej 30 ditësh t’i bëjë publike këto marrëveshje.

Ky vendim i gjykatës u mor pas padisë së Institutit GAP.

Detyrohet i padituri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë, që brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, t’i lejohet paditësit Institutit për Studime të Avancuara GAP me seli në Prishtinë, të ketë qasje në dokumentet publike që lidhen me procesin e privatizimit të KED-it dhe Ofertimit të Projektit “Kosova e Re”

Instituti GAP kishte bërë 22 kërkesa në ministri dhe KEK për t’i parë këto dokumente. Meqë vazhdimisht janë refuzuar, kishin dorëzuar në qershor të 2013-s padi në gjykatë. Për padinë në fjalë, Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka thotë se nuk ka pasur njohuri.

Publike nuk është bërë as kontrata e arritur më 20 dhjetor 2017 për Kosovën e Re. Për mospublikimin e marrëveshjes së re, ministri Lluka fajin ia hedh bordit të kompanisë amerikane “Contour Global”.

E nëse ministria nuk ua mundëson qasjen edhe në këtë marrëveshje për termocentralin e ri, GAP-i thotë se padi nuk do të ushtrojë më ndaj institucionit, por ndaj ministrit. Qasja në dokumentet zyrtare është e rregulluar me ligj, por këtë ligj vazhdimisht e shkelin institucionet publike, posaçërisht kur janë në pyetje kontratat e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat