BSPK thotë se rritja e pagës prej 4 për qind e pamjaftueshme - Bota Sot
BSPK thotë se rritja e pagës prej 4 për qind e pamjaftueshme

Ekonomi

E enjte, 19 korrik 2018

BSPK thotë se rritja e pagës prej 4 për qind e pamjaftueshme

Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:11
Qeveria

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar ndaj rritjes së pamjaftueshme të pagave për shërbyesit civilë në vend.

“Viti 2018 filloi duke nënçmuar punëtorët në Kosovë kur kihet parasysh se viti 2017, përfundoi me rritje pagash për Kryeministrin dhe Qeverinë me 100% rritje, ndërsa fillimi i këtij viti tregoi se sa Qeveria respekton punëtorët në Kosovë, duke iu a rritur pagën 0.5% e pagës së Kryeministrit”, thuhet në një kumtesë të kësaj organizate.

Kryesia e Ekzekutive e BSPK-së pas vendimit të njëanshëm të Qeverisë për rritjen e pagave vetëm 4% të pagës bazë, që bazuar në pagën e Kryeministrit i bie 0,5%, shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për ta gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave qoftë edhe në kuadër të buxhetit të parashikuar.

BSPK-ja shprehet e habitur, se si edhe për kundër marrëveshjeve të nënshkruar mes Qeverisë dhe BSPK-së, si dhe Qeverisë dhe Federatave Sindikale me të cilat marrëveshje Qeveria do të bashkëpunoj ngushtë me Sindikatat, me këtë vendim të Qeverisë për ngritje pagash, dëshmoj se kjo Qeveri nuk merr parasysh asnjë propozim të Sindikatave, dhe për veprime Sindikale dhe Eskalim eventual të situatës përgjegjësitë do ti bartë Qeveria.

BSPK-ja i inkurajon Federatat Sindikale që të vazhdojnë dialogun me Ministritë gjegjëse për të dhënë kontributin në zgjidhjen e çështjeve me dialog, raporton Insajderi.

“Në këtë aspekt e përgëzojmë SBASHK, për përpjekjet e bëra këtyre ditëve në takimet e niveleve të ndryshme Qeveritare gjithnjë të gjetjes së zgjidhjes për realizim të kërkesave”, thuhet në kumtesë.

BSPK-ja i fton Federatat Sindikale që të bëjnë përgatitje për veprime Sindikale komfor statutit, ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e grevave.

“BSPK-ja gjithashtu i fton anëtarësinë sindikale që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme nga kushdo qofshin ato, të kenë besim të plotë te udhëheqësit sindikalë të tyre, se ne si asnjëherë më parë jemi të bashkuar, unikë në qëndrime, jemi duke i analizuar dhe duke pritur deklarimin e anëtarësisë  për veprimet sindikale në mënyrë që në kohën më të përshtatshme të marrim veprime adekuate”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test