Sejdiu: Qytetarët po bien viktima të skemave mashtruese të kriptovalutave

Ekonomi

Sejdiu: Qytetarët po bien viktima të skemave mashtruese të kriptovalutave

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:42
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se qytetarët e Kosovës po bëhen viktimë, skemave mashtruese ‘bëhu-i-pasur-shpejtë’, nëpërmjet investimeve në kriptovaluta.

Ai ka përmes një postimi në profilin e tij, në Facebook ka shkruar thënë se të premten ka planifikuar të parashtroj një pyetje parlamentare për ministrin e Financave, Bedri Hamza, me qëllimin që të ngritët vëmendja e Qeverisë së Kosovës për çështjen e kriptovalutave.

“Në vendet e varfra dhe të pashpresa si vendi i ynë, qytetarët shpesh bëhen viktimë e skemave mashtruese “bëhu-i-pasur-shpejtë”. Shumë analistë me renome paralajmërojnë se kriptovalutat janë një skemë e tillë. Një numër i madh i qytetarëve tanë po investojnë në kriptovaluta, duke rrezikuar edhe asetet me elementare personale. Rrjedhimisht, nesër planifikoj të parashtroj një pyetje parlamentare për Ministrin e Financave, si mënyrë për të ngritur vëmendjen e ekzekutivit për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe mundësisht shkatërruese për ekonominë tonë”, ka shkruar deputeti Korab Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat