SHQNGL: Të hiqen trupat inspektues, kontrolli i naftës së jetë në kufi - Bota Sot
SHQNGL: Të hiqen trupat inspektues, kontrolli i naftës së jetë në kufi

Ekonomi

E shtunë, 24 shkurt 2018

SHQNGL: Të hiqen trupat inspektues, kontrolli i naftës së jetë në kufi

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:55
Berjani, tha se ky sektor po përballet me probleme të shumta, e një prej tyre sipas tij është kyçja në rrugë

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve (SHQNGL), ka kanë kërkuar që kontrolli i cilësisë të naftës të jetë në kufi dhe që ligji i naftës të kalojë sipas kërkesave të kësaj shoqate.

Kryetari i SHQNGL-së, Fadil Berjani, tha se ky sektor po përballet me probleme të shumta, e një prej tyre sipas tij është kyçja në rrugë.

Berjani: Kontrolli i cilësisë kemi kërkuar të jetë në kufi

“Kontrolli i cilësisë kemi kërkuar të jetë në kufi, ne kemi kërkuar që trupat inspektues të hiqen. Ligji i naftës duhet të kaloj sipas kërkesës së shoqatës, kriteret për pika karburanti për ndërtim na nuk jemi si shoqatë e naftëtarëve gjithmonë kemi thënë se nuk jemi kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit. Por, duhet të ketë  kriter, rast konkret nëpër komuna të jetë 10 kilometra gjatësi, rrugë magjistrale 15, në autostradë 25-30 qysh është standard i Bashkimit evropian. Heqja e akcizës për propan dhe butan, pranimi i humbjeve dhe licencat sa më parë duhet të jenë 10 vjeçare, pas 10 viteve të jenë të përhershme”, tha ai.

Qeveria Haradinaj i ka dhënë prioritet fushës së energjisë dhe derivateve të naftës sipas zëvendës ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi.

Thaçi bëri të ditur prioritetet e MTI-së sa i përket kësaj fushe dhe tha se si ministri qasjen e tyre themelore e kanë orientuar në ngritjen e kontrollit të cilësisë tek të gjitha produktet që përdoren nga qytetarët e Kosovës.

Thaçi: Trupat inspektues do të kthehen pranë MTI-së

“MTI prioritet të lartë ka edhe efikasitetin e kontrollit të cilësisë së naftës, por pa e kufizuar edhe produktet e tjera të derivateve siç janë vajrat, gazrat dhe benzina dhe derivatet e tjera. MTI prioritet të lartë e ka bashkëpunimin dhe mbrojtjen e barazisë në tregun e naftës dhe mbrojtjen e konsumatorëve. MTI prioritet dhe fokuse të veçantë e ka koordinimin me të gjitha mekanizmat institucional të ndërlidhur që ndikojnë në avancimin e cilësisë së naftës...Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ministri Hamza dhe ministri i MTI-së Bajrami janë dakorduar që udhëzimi administrativ që trupat inspektues deri më tani kanë qenë në kuadër të doganave dhe është kontrolluar cilësia e naftës në doganë. Jemi në përfundim të plotësim ndryshimit të udhëzimit administrativ dhe të kthen trupat inspektues pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, tha ai.

Se sektorit të energjisë dhe derivateve të naftës i ka dhënë prioritet Qeveria Haradinaj thotë edhe këshilltari i kryeministrit Haki Shatri, i cili ka bërë të ditur se kanë identifikuar një serë problemesh që ky sektor përballet në Kosovë.

Shatri: Kemi identifikuar edhe probleme të tjera

“Kemi identifikuar edhe probleme që nuk lidhen me këto çështje individuale të juaja, por që janë vërtet prezentë, këto parregullsi diçka jashtëligjshëm që kryhet brenda kësaj veprimtarie që nuk ju takon juve me zgjedh, i takon institucioneve të shtetit dhe duhet të merremi edhe me atë pjesë. Në pjesën e Qeverisë do të jemi të obliguar me përcjellë dhe me u kujdes që maksimalisht ato veprimtari t’i zvogëlojmë deri në zero. Në kuadër të fushatës ose të aktivitetit për eliminimin e evazionit fiskal të krimit ekonomik, të organizuar, të informalitetit”, tha Shatri.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës është kontribuuesja më e madhe në buxhetin e Kosovës dhe që se është një punësues i madh.

Ai tha se kjo shoqatë e ka vendin edhe në Këshillin kombëtar për zhvillim ekonomik.

Gërxhaliu: Kjo shoqatë e ka vendin në Këshillin për zhvillim ekonomik

“Sektori privat e mbështet harmonizimin e ligjeve  të standardeve evropiane, por kërkon ligje të zbatuara, ligje që do të jenë në funksion të Kosovës, ligje që do të jenë në funksion të ambientalizmit, ligje që do të jenë në funksion të qëndrueshmërisë sociale. Definitivisht, një shoqatë e cila besoj e ka vendin e vet edhe në Këshillin Kombëtar për zhvillim ekonomik”, tha Gërxhaliu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test