Gërxhaliu: Parneriteti me BERZH-in i duhet i Kosovës - Bota Sot
Gërxhaliu: Parneriteti me BERZH-in i duhet i Kosovës

Ekonomi

E hënë, 26 shkurt 2018

Gërxhaliu: Parneriteti me BERZH-in i duhet i Kosovës

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:36
Pamje gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ftuar në takim komunitetin e biznesit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, me qëllim të prezantimit të projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të BERZH-it.

Kryeministri Haradinaj u tha përfaqësuesve të biznesit, se ata nuk janë vetëm dhe se do ta kenë dhe përkrahjen e Qeverisë.

Gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un, Haradinaj ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor me 26 ne Londër, për të cilin ka kërkuar nga ta që nëse  kanë projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e tyre si investim, Qeveria do t’i paraqes atje.

Haradinaj: Po punojmë që sipërmarrësit të mos jenë vetëm

“Po punojmë që sipërmarrësit, ata që janë bartësit e zhvillimit ekonomik, të mos jenë vetëm. Disa herë e kemi thënë se nuk do t’i lëmë vetëm sipërmarrësit. Nga nisja e punës. Kemi punuar intenzivisht që të jemi afër sipërmarrësve. Ajo që me intereson po ashtu është që  pjesa të cilën sipërmarrësi vet nuk e mbulon, pra ato që i ka në kapacitet e i kryen, ne i gëzohemi, kuptohet aty s’kërkojmë rolin tonë. Por aty ku përfundon ose ku ndalet mundësia kapaciteti i sipërmarrësit për projektet që i ka, e kish mujt me ardhë në shprehje Qeveria e vendit, po dëshirojmë me i marrë përgjegjësitë. Tani një mundësi është para nesh. Është takimi i kryeministrave të Ballkanit perëndimor me 26 shkurt në Londër... Kërkesa jonë për ju është, nëse keni projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin tuaj investiv, e projektet që paraqesin plan biznesi gatshëm për 26 shkurt, ne i paraqesim për ju”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se kjo është rruga e duhur,për të mbështetur sektorin privat.

Gërxhaliu: Kjo është rruga e duhur për të mbështetur sektorin privat

“ Një qasje e tillë e z. Kryenministër që të avancohet dialogu dhe partneriteti publiko privat, do të jetë në funksion të ardhmërisë. Po preket një temë mjaftë interesante. Sepse në analizat e bëra në tri vitet e fundit me konjukturën ekonomike, një ndër sfidat kryesore për sektorin privat në kohë kanë qenë kamatat e larta bankare. Më vonë kemi kaluar në një sfidë tjetër, mungesa e financimit të projekteve në mënyrë alternative. Dhe besoj që partneriteti me institucione kredibile ndërkombëtare, siç janë BERZH është ajo çka i duhet Kosovës. Dhe me vet faktin që kemi mbështetjen e kryeministrit, dhe do të jetë vet prezent në konferencë, besoj që  do  t jetë një vlerë e shtuar e punës dhe kontributit tuaj.. Një qasje e tillë është rruga më e nevojshme për të mbështetur sektorin privat. Në fund të fundit një takim i tillë, përveç rëndësisë ekonomike, përveç rëndësisë integruese, e ka dhe rëndësinë psikologjike, që vërtetë gatishmëria juaj për të bashkëbiseduar me sektorin privat, i motivon dhe ata që të kuptojnë se nuk janë të vetmuar”, tha ai.

Ndërsa njëri nga sipërmarrësit e pranishëm në takim Nezir Gjogja,  nga Prizreni tha se problem për ta po paraqesin institucionet e vendit, si Ministria e Mjedisit e cila po ua bllokon punët.

Gjogjaj: Problemin e kemi brenda, me Ministrinë e Ambientit

“Do të ndalem në projektet me të cilat disponoj. Ne mund të them konkretisht përveç çështjeve dhe problemeve të cilat i kemi me investitorë të huaj, ne kemi edhe probleme brenda këtu, ku nuk mund t’i marrim disa leje, posaçërisht, ose konkretisht të them nga Ministria e ambientit. Ne kemi bërë një studim të fizibilitetit për një Hidrocentral, kemi kryer të gjithë dokumentacionin e nevojshëm edhe jemi në biseda me BB me BERZH, megjithatë kemi pengesa në vet Ministrinë e ambientit. Nuk mund të marrim lejen. Këtu kemi koqit. Këtu është bërë pengesa kyçe nga Ministria e Ambientit. Nuk mund të marrim lejen për shfrytëzimin e ujërave”, tha ai

Ndryshe, do të mbahet me 26 shkurt në Londër, ku gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do t’i prezantojnë projektet para BERZH-it.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test