OEK hap zyrën për bizneset që duan qasje në fonde ndërkombëtare - Bota Sot
OEK hap zyrën për bizneset që duan qasje në fonde ndërkombëtare

Ekonomi

E premte, 17 gusht 2018

OEK hap zyrën për bizneset që duan qasje në fonde ndërkombëtare

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:18
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu

Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka hapur zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik si përgatitje për konferencën e Londrës që organizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( EBRD), që do të mbahet më 26 shkurt, ku do të prezantohen edhe projekte nga sektori privat.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, i ka ftuar bizneset që kanë projekte të aplikojnë në këtë zyre që gjendet  në ambientet e OEK-ut.

Sipas tij, zyra për Projekte dhe Zhvillim Strategjik do të jetë permanente me qellim te grumbullimit te projekteve, qoftë në aspektin sektorial apo rajonal me qëllim të promovimit dhe hulumtimit për gjetje të donatorëve ose partnerëve për realizim dhe implementim.

Gërxhaliu: Zyra për projekte është e hapur për bizneset dhe të rinjtë me kreativitet

“Besoj që nga sot po fillon një kapitull i ri i mbështetjes së sektorit privat sepse gjetja e mundësive për ti financuar projektet ka qenë një pikë mjaft sfiduese .  Dhe dua që të besoj që nga tani do të ketë mundësi për të realizuar . Prandaj i ftojmë bizneset , i ftojmë të rinjtë që kanë kreativitet dhe kanë projekte me një arsyeshmëri , ose fizibilitet Oda Ekonomike i mirëpret dhe jemi në dispozicion të tyre.”, tha Gërxhaliu.

Gërxhilu, ka thënë se zyra është hap në bashkëpunim me kabinetin e zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari  i OEK-ut, ka përmendur edhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vend në gjetjen e fondeve për financim të projekteve të tyre.

Gërxhaliu: Tashmë bizneset kanë një adresë për jetë të fondeve

“Oda Ekonomike në bashkëpunim më kabinetin e kryeministrit Haradinaj që nga sot e zyrtarizojmë hapjen e zyrës e cila ka të bëjë me grumbullimin e projekteve dhe zhvillim strategjik. .. Është një adresë ku komuniteti i biznesit mund të aplikoj .Mund ti sjell projektet të cilat kanë një arsyeshmëri, fizibilitet . Në këtë drejtim qëndrimi është që në rend të parë të promovohen këto projekte nga ana e institucioneve vendore në konferencën e BERZH-it në Londër . Po në të njëjtën kohë ta kemi një data bazë të projekteve që janë varësisht nga konferencat, varësisht nga misionet tregtare, aktivitetet për promovim të investimeve ti kemi të gatshme ti promovojmë”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, nuk mund të kemi integrim në Bashkimin Evropian pa integrim ekonomik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test