Krasniqi fton bizneset turke të investojnë në sektorin e bujqësisë

Ekonomi

Krasniqi fton bizneset turke të investojnë në sektorin e bujqësisë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Pamje nga takimi Krasniqi-Sanci

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi i ka njoftuar konsulentët turq që Kosova ka potencial të mjaftueshëm për bizneset turke që të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë.

Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me udhëheqësit e kompanisë konsulente për investime në bujqësi dhe pylltari “Asya Tarim”, nga Turqia.

Krasniqi ka prezantuar të arriturat në bujqësi, si dhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë ndër vite për zhvillimin e këtij sektori, ai tha së janë rritur dukshëm investimet nga shteti.

Në fund , Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme të ndihmojë çdo investitorë, duke eliminuar burokracitë dhe qasjen në çdo aspekt tjetër që lidhet me funksionimin e bizneseve, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Ibrahim Sanci, udhëheqës i kompanisë “Asya Tarim”, tha se janë të gatshëm të investojnë në sektorin e fidanëve, kryesisht në ngritjen e serrave për kultivimin e fidanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat