OEK dhe KPK: S’janë falur 57 milionë por 270 mijë euro - Bota Sot
OEK dhe KPK: S’janë falur 57 milionë por 270 mijë euro

Ekonomi

E premte, 17 gusht 2018

OEK dhe KPK: S’janë falur 57 milionë por 270 mijë euro

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Pamje nga vizita

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë vizituar fabrikën e ujit “Bonita”, me që rast kanë sqaruar se shifra e faljes së borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit prej mbi 57 milionë eurosh është kalkulim i gabuar, pasi që ata kishin vetëm 270 mijë euro borxh.

Duke folur për faljen e borxheve, të cilin Qeveria tha se kap shifrën mbi 57 milionë euro, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se është bërë një gabim në kalkulim nga ekspert.

Gërxhaliu: Sot manipulohet me një shifër prej më tepër se 50 milionë euro

"Duhet të kuptohet realiteti se këtu nuk ka të bëjë me faljen me tatim në vlerën e shtuar, nuk ka të bëjë me faljen e dividenës ose të ndonjë profiti ka të bëjë me një hap i cili ka qenë i pa çartë në rend të parë ne si Odë Ekonomike, një pagesë e tillë e tantiemës në mënyrë retroaktive ka qenë e pa bazë është bërë një gabim në kalkulim nga ekspert të cilët i thuan vetes dhe sot manipulohet me një shifër më tepër se 50 milionë euro dhe sot për hirë të sinqeritetit, për hirë të korrektësisë dhe në mbështetje të vendimeve institucionale, jemi këtu për të dëshmuar se të gjitha këto fabrika të ndërtuara në Kosovën e pas luftës po të shndërrohen në transaksione komerciale nuk e kanë vlerën e 58 milionë eurosh”, tha ai.

Sipas tij, janë bërë tri analiza të ndryshme nga ekspertë që kanë dal me propozime se që kinse vlera e tantiemës në ujë është 58 milionë euro, pastaj, është 20 milionë dhe në fund vjen konstatohet një shifër prej 270 mijë euro.

Gërxhaliu tha se nuk t’iu bëhet një njollosje e tillë sektorit prodhues të Kosovës sepse kështu dëmtohet edhe imazhi i Kosovës.

Gjatë vizitës që i bëri fabrikës së ujit  “Bonita”, Gërxhaliu deklaroi se edhe sikur 24 orë të prodhonin ujë 30 kompanitë që funksionojnë në Kosovë nuk do të mund të arrihej shifra e rreth 58 milionë eurosh.

Gërxhaliu: Kemi të bëjmë me gabim gjatë kalkulimit

“Këto kompani sa janë 30 që prodhojnë po të prodhojnë në 24 orë teknologji të pa ndalur nuk mund ta arrijnë një sasi të tillë çfarë është duke u manipuluar në opinion dhe sot kapacitetet e ujit në Kosovës apo të prodhuesve të ujit janë maksimumi në një ndërrim dhe atë jo në tetë orë të plota, pra duhet ta ketë opinioni që nuk ka të bëjë këtu me manipulim ka të bëjë me një gabim në kalkulim dhe përgatitjen e senariove”, u shpreh ai.

Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se shifra e borxhit prej 58 milionë euro ndaj prodhuesve të ujit  në Kosovës është e pa drejtë.

Ai iu ka bërë thirrje partive politike që prodhimin vendor të mos e përdorin për qëllime politike.

Panxha: Partitë politike të mos e përdorin prodhimin për qëllime politike

“Problemet të cilat i kanë pasur prodhuesit e ujit është reflektim që sot kjo fabrikë nuk punon nuk kemi të bëjmë me borxhe por kemi të bëjmë me probleme me energji elektrike, me infrastrukturën bazike të cilës shteti nuk ia ka ofruar prodhuesve dhe sot të deklarohet se prodhuesit iu kanë borxh shtetit diku 58 milionë euro është skajshmërisht e pa drejtë është manipulim me publikun dhe ne iu bëjmë apel të gjitha partive politike që të mos pëndoret prodhimi për qëllime politike, prodhimi duhet të shihet si një sektor që nuk ka ngjyrim politik, por është ngjyrim strategjik për zhvillimin e vendit”, u shpreh Panxha.

Panxha i ka bërë apel Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të fillojë t’i inkasojë mjetet nga prodhuesit, pasi që ata janë të gatshëm t’i paguajnë të gjitha detyrimet e tyre që nga viti 2016.

Ndërsa, pronari i fabrikës së ujit “Bonita”, Agim Dushi ka deklaruar se të gjithë prodhuesit e ujit janë të befasuar me vlerën e borxhit ndaj shtetit që kapë  shifrën e rreth 58 milionë euro.

Dushi: Ku e kanë gjet shifrën prej 3 milionë euro

“Ku e kanë gjet atë shifër prej 3 milionë eurove kur unë diku prej fillimit prej 2001 deri tash kam shitur diku 12-13 milionë euro bruto, do me thënë 3 milionë ajo i bie 30 e diçka për qind me qenë taksa ujore e në të vërtetë është 0.001”, tha ai.

Dushi ka apeluar tek ata që e kanë bërë analizën e borxheve që ta tërheqin analizën dhe të mos ndikojnë tek prodhuesit e ujit përmes propagandave.

Ndryshe, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu i ka ndarë mirënjohje drejtorit të fabrikës së ujit “Bonita”, Agim Dushi për kontributin e dhënë për sektorin e prodhimeve vendore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test