Bie çmimi i naftës

Ekonomi

Bie çmimi i naftës

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Çmimi i naftës në tregun botëror të aksioneve ra javën e kaluar nga niveli më i lartë në tre vitet e fundit, si pasojë e rritjes së prodhimit në SHBA dhe forcimit të dollarit pas disa javësh presioni.

Çmimi në London Stock Exchange për një fuçi të naftës javën e kaluar ra me 2.7 për qind në 68.62 dollarë, ndërsa në tregun e aksioneve në SHBA ishte më e lirë me 1.3 për qind me vlerë 65.33 dollarë.

Çmimi i naftës u vu nën presion për shkak të rritjes së prodhimit në SHBA, por edhe me “shërimin” e dollarit kundrejt monedhave tjera.

Javën e kaluar, çmimi i naftës u rrit sepse, ndër të tjera, mbështeti dobësimin e dollarit. Për shkak se çmimet e naftës janë shprehur në dollarë, rënia e monedhës së SHBA’së mund të nxisë kërkesën për naftë, pasi çmimi i saj është më i ulët për blerësit, duke përdorur një monedhë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat