Hamza: Nuk mjaftojnë vetëm politikat fiskale, nevojitet luftimi i korrupsionit

Ekonomi

Hamza: Nuk mjaftojnë vetëm politikat fiskale, nevojitet luftimi i korrupsionit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:04
Ministri i Financave Bedri Hamza

Në prag të 10 vjetorit të së Pavarësisë së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar tryezë me temën “Politikat Fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se në Kosovë nuk mjafton që  të ketë vetëm politika fiskale të favorshme por ka nevojë edhe për shumë segmente tjera. Sipas tij vendi ka nevojë për sundim të rendit dhe të ligjit , luftimin e korrupsionit dhe efikasitet të gjykatave në trajtim të lëndëve.

Hamza: Nevojitet luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit

“ Për tërheqjejen e  investitorëve, investimeve të huaja direket çka ne si Kosovë kemi nevojë nuk mjafton që  të kemi vetëm politika fiskale të favorshme. Ka nevojë edhe për shumë segmente tjera. Ka nevojë për sundim të rendit dhe të ligjit . Ka nevojë për efikasitet edhe efektivitet edhe më të madh në trajtimin e lëndëve në Gjykata. Ka nevojë që investitorët në këtë rast të kenë siguri për kapitalin e tyre,  për investimet e tyre. Ka nevojë që të eliminohet burokracia , ka nevojë që vendi të sundohet prej rendit dhe ligjit dhe të jemi sa më pak mundësisht kaq prezent në dukuritë negative , përfshirë edhe korrupsionin.”, tha Hamza.

Ai ka përmendur si  progres që siç tha ai në raportin e të bërit biznes .

Ministri i Financave tha se do të vazhdojnë që të ketë lehtësira fiskale. Të gjitha këto sipas Hamzës do të behën duke e ruajtur stabilitetit makro fiskal.  

Punën e ministrit Hamza,  e lavdëroi edhe ish -ministri i Financave tani shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai tha se sa i përket politikave fiskale edhe ministri Hamza e ka të njëjtën qasje të vazhdimit të qeverive  të kaluara. Ai po ashtu ka përmendur disa sfida me të cilat ballafaqohet vendi.

Hoti: Duhet të luftohet ekonomia jo formale

“Sfida e zvogëlimit të varësisë në të hyra nga një numër i vogël i subjekteve politike . Janë 5 -6 subjekte të mëdha ekonomike që kontribuojnë në së shumti në buxhetin e vendit. Tash paramendoni nëse ka luhatje në të hyrat edhe në biznesin e këtyre subjekteve ekonomike kjo jap një pasiguri në stabilitetin e të hyrave. Pjesa më e madhe e të hyrave të jenë nga Tatimi në të  Ardhura Personale të zgjerohet baza tatimore. Sepse në fund të fundit janë njerëzit ata që  e paguajnë tatimin. Nga të ardhurat e tyre jo objekte as korporatat.....Kjo nënkupton që të punohet shumë në luftimin e ekonomisë jo formale në veçanti te punësimi jo formal”, tha Hoti

Ndërsa, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ka thënë se falë politikave fiskale bizneset kanë pasur përfitime të mëdha.

Berisha: Bizneset për një muaj përfituan 4 milionë euro nga lirimet

“Vetëm për 5 vitet e fundit , falë politikave fiskale do të thotë përfitimet që kanë qenë nga komuniteti i biznesit , drejtpërdrejt por edhe ndikimi i tyre në kushtet të një konkurrence me produktet nga regjioni, tregon se janë mbi 200 milion euro taksa vetëm 5 vitet e fundit të cilat janë falë politikave fiskale....Vetëm një muaj janë grumbulluar 4 milion euro taksa të drejtpërdrejta të cilat komuniteti i biznesit i ka gëzuar përmes lirimeve për produktet dhe burimet të tjera të energjisë “, tha Berisha.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekomike Amerikane  Arian Zeka , ka thënë se vendimet që janë marrë këto dhjetë vitet e fundit nuk sollën përfitime për bizneset.

Zeka: Vendimet fiskale nuk sollën përfitime për bizneset

“Vendimet janë marrë në vite në shpërndarje kohore të tillë që realisht kanë sjell pak përfitime për prodhuesit por jo gjitha për fitimet  mundshme të cilat ata është dashur ti gëzojnë”, tha Zeka.

Ndërsa ka thënë se në prag të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, tani është koha që të bëhet një rishikim i politikave fiskale, ndikimi që ato kanë pasur deri tani, dhe hapat që institucionet mund të ndërmarrin në të ardhmen që të rritet konkurruesmëria e sektorit privat, veçanërisht atij prodhues në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat