Rritet çmimi i bukës, kafes, pemëve e duhanit - Bota Sot
Rritet çmimi i bukës, kafes, pemëve e duhanit

Ekonomi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Rritet çmimi i bukës, kafes, pemëve e duhanit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar të vitit 2018, sipas së cilit indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin dhjetor 2017.

Sipas “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin janar 2018, krahasuar me muajin janar 2017.

Kjo sipas indeksit është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-3.8%); perime (-5.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (-6.4%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-8.7%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin janar 2018 për (-15.5%), krahasuar me tarifat dimërore të muajit janar të vitit 2017); pajisjet shtëpiake (-2.5%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.8%) – me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve të konsumit në këtë vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (3.7%); mish (0.8%); pemë (11.7%); kafe, çaj dhe kakao (5.7%); duhan (3.7%); shërbime hoteliere (1.8%) – me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test