Ministri Hasani i gëzon prodhuesit vendor me këtë deklaratë

Ekonomi

Ministri Hasani i gëzon prodhuesit vendor me këtë deklaratë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:33
Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se ministria të cilën ai e drejton është duke menduar marrjen e një serë vendimesh të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e prodhuesit vendor.

Ministri Hasani ka thënë se po punojnë shumë që të hartojnë ligje të cilat e mbrojnë prodhuesin vendor, sepse vetëm në këtë formë sipas tij, hapen vende të reja të punës.

Më tutje, Hasani ka thënë se krah të fortë në marrjen e vendimeve për prodhuesit vendor e ka edhe zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj.

“Kemi pasur punë intensive, kemi ndërhyre në legjislacion duke ia përshtatur me politika të qeverisë., Fokus të veçante i kemi dhënë bizneseve vendore. Ne po punojmë shumë që të bëjmë ligja të cilat e mbrojnë prodhuesin dhe duke e mbrojtur prodhuesin atëherë hapen vende pune. Pa prodhim nuk krijohen vende të reja të punës.

Limajn e kam krah të fuqishëm në mbrojtje të prodhimeve vendore. Kemi marrë një serë vendimesh ku lirohen nga akcizat linjat e prodhimit, pra makineritë prodhuese janë të liruara nga akciza dhe dogana”, ka thënë Hasani në Tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat