Malushaj: Rinia jonë është e gatshme për tregun e punës

Ekonomi

Malushaj: Rinia jonë është e gatshme për tregun e punës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:51
Kompania gjermano-kosovare “KiK XXL&evroTarget; LLC” sot pasdite ka hapur zyrat e reja në Prishtinë,

Kompania gjermano-kosovare “KiK XXL&evroTarget; LLC” sot pasdite ka hapur zyrat e reja në Prishtinë, e cila ka për synim rritjen e punësimit në Kosovë.

Kjo kompani është krijuar nga bashkëpunimi i Kompanisë gjermane “KiK XXL” dhe asaj vendore “EvroTarget”, e cila tani ka 120 punëtorë, ndërsa deri në fund të vitit synon që të ketë 200 punëtorë.    

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Luka, pjesëmarrës në hapjen solemne të Kompanisë “KiK XXL&evroTarget LLC”, tha se të rinjtë në Kosovë janë duke mësuar gjuhë të huaja dhe ata që mësojnë shumë gjuhë dhe trajnohen e certifikohen në këto gjuhë, kanë mundësi të punojnë edhe në Gjermani.

Sipas tij hapja e Kompanisë “KiK XXL&evroTarget LLC”, është një perspektivë për të rinjtë që të vendosin të qëndrojnë në Kosovë.  

Këtë kompani ministri Lluka e shikon si model që duhet të kopjohet dhe të shihet nga të tjerët si një sukses për vendin.

Lluka: Kompania “KiKXXL&evroTarget LLC” model që duhet të kopjohet

“A ka vështirësi të gjej kaq shumë  të rinj me gjuhë të huaja, sepse këtu fliten katër a pesë gjuhë që janë me të vërtetë me rëndësi të madhe. Ata që e mësojnë mirë gjuhën dhe trajnohen dhe të certifikohen në të gjitha gjërat, kanë mundësi normalisht që munden me shkuar me punu edhe në Gjermani. Mirëpo fal mirësisë apo ofertës, që zoti Hamdi i jep me ato paketat e mira, të ardhurat e mira që kanë një mirëqenie, siç duhet të rinjtë vendosin me qëndruar edhe në vend, dhe kjo është një model që duhet të kopjohet dhe të shihet nga të tjerët, si një sukses që duhet të ndiqet”, tha Lluka.

Pronari gjerman i kompanisë “KiK XXL”, Andreas Kremer tha se është i lumtur që ka marrë këtë hap,  për të hapur këtë kompani para një viti në bashkëpunim me “EvroTraget” dhe sipas tij kompania tashmë ka 120 punëtorë dhe perspektiva është që të arrihet numri i punëtorëve mbi 200 deri në fund të vitit.

Kremer: Kemi 120 punëtorë

“Jam shumë i lumtur që kemi marrë këtë hap dhe kemi hapë këtë firmë para një viti së bashku me “EvroTarget” dhe tashmë me 120 punëtorë dhe perspektivë të 200 punëtorëve deri në fund të këtij viti. Ndihem mirë që jam pjesë e kësaj ngjarje dhe që vizitoj një vend si Kosova, dhe jam i informuar edhe për situatën politike të këtij vendi dhe shpresoj të marrë lajme të mira dhe të ec gjithçka mirë”, tha Kremer.

Për hapjen e kompanisë kosovaro-gjermane, Hamdi Malushaj tha se ideja ka filluar që gjashtë vite me motivacion që mund kryejnë punë nga Prishtina për tregun e Gjermanisë, por sipas tij edhe pse i ka vështirësitë e veta, ideja ka dalë e suksesshme. Ai pohoi se rinia e jonë është e gatshme për tregun e punës.   

Malushaj: Rinia jonë është e gatshme për tregun e punës

“Ne idenë e kemi filluar që gjashtë vite, me motivacionin se mund të kryejmë punë nga Prishtina për tregun e Gjermanisë, dhe kjo me gjithë vështirësitë e veta, me gjithë problemet gjatë rrugës, ka dalë e suksesshme. Motivacioni ka qenë se rinia jonë është e gatshme për tregun e punës, për të cilin është dëshmuar dhe sot jemi një kompani që kemi një konkurrencë në regjion për të gjitha punët që bëhen, mirëpo thuajse jemi kompania më ma së shumti poena në punën që e bëjmë”, tha Malushaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat